Bota Greqia në zgjedhje sot, zhvillohen votimet për parlamentin e ri

Greqia në zgjedhje sot, zhvillohen votimet për parlamentin e ri

Në Greqi, ka nisur procesi i votimit për parlamentin e ri. Të drejtë vote kanë 9.8 milionë qytetarë për të zgjedhur 300 deputetët e Kuvendit. Qendrat e votimit janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit dhe procesi do të mbyllet në orën 19:00.

Për herë të parë në Greqi votuan dhe rreth 23 mijë emigrantë nga vendbanimet e tyre. Në garë janë 6 parti, ku garojnë edhe 7 pjesëtarë të komunitetit të emigrantëve shqiptarë.

Sondazhet nxjerrin të parën Partinë ‘Demokracia e Re’ e kryeministrit Mitsotakis, por pa mundur të fitojë shumicën. E dyta renditet Siriza e Aleksis Tsipras.