Politika Grida Duma rrëfen se pse hoqi dorë nga muzika dhe se kush...

Grida Duma rrëfen se pse hoqi dorë nga muzika dhe se kush është gruaja më me stil e Partisë Socialiste

Grida Duma ka rrëfyer në rubrikën “Një ditë me Dojnën” në TCH disa prej të pathënave nga jeta e saj. Ndoshta jo të gjithë e dinë se dikur Grida ka studiuar violinë dhe ka qenë në shkollë artesh, por zgjodhi që të hiqte dorë në gjimnaz.

Një ndër pyetjet më pikante të Dojnës ka qenë pikërisht kjo dhe Grida nuk ka hezituar të tregojë arsyet se pse vendosi të hiqte dorë nga muzika.

“Është e tmerrshme të kesh mamin mësuese në shtëpi. Unë dilja në provim dhe ajo ishte pjesë e komisionit, pastaj ishte shumë e emocionuar dhe largohej, por sapo largohej i thoshte njërës prej zyshave aty, se donte të tregonte që ishte më kërkuese se ato vet dhe nuk më ka ndodhur njëherë të vetme të marrë një rezultat maksimal, megjithëse torturohesha. Vinte koha e plazhit dhe tek oborri i shtëpisë time vinin kushërinjtë që do bëheshin gati, unë i dëgjoja që ata luanin me top unë vazhdoja studioja violin se duhet të bëja orët e violinës. Kushdo që mendon se arti është një gjë e thjeshtë, është gjëja më e vështirë për tu perfeksionuar. Unë e mbaj mend që fëmijë e sot që studimi i violinës ka qenë më i vështiri që kam bërë, 4-5 orë në ditë dhe nuk ja dola!”- ka treguar deputetja e Partisë Demokratike.

“Gruaja më me stil e Partisë Socialiste!”

Gjithashtu Grida ka treguar për Pop Culture se nuk është ndër ata njerëz që janë të fiksuar pas markave të shtrenjta dhe se nuk do të vishte kurrë minifund pasi mendon që nuk i shkon aspak ai stil.

Por gjatë kësaj bisede deputetja është ngacmuar paksa nga Dojna e cila e ka pyetur se cila është sipas mendimit të saj gruaja më me stil në Partinë socialiste.

Teksa është menduar paksa, Grida ka thënë: “Më e këndshme për mua, ose në zgjedhje të mira besoj se është Mimi Kodheli”.