Bota Handke merr zyrtarisht çmimin Nobel, protesta në vendin ku mbahej ceremonia

Handke merr zyrtarisht çmimin Nobel, protesta në vendin ku mbahej ceremonia

Dhjetëra protestues sfiduan temperaturat e ulëta në Suedi për të shprehur kundërshtinë e tyre për dhënien e Çmimit Nobel për Letërsinë shkrimtarit austriak Peter Handke, për shkak të mbështetjes së tij për liderin serb, Slobodan Millosheviç.

Handke dhe fituesit e tjerë të Nobel-it në Kimi, Mjekësi, Fizikë dhe Ekonomi morën çmimin e tyre nga Mbreti i Suedisë, në një ceremoni të organizuar në sallën e koncerteve në Stokholm. Më parë ishte zhvilluar dhe ceremonia e dorëzimit të Nobelit për Paqen, i cili këtë vit u fitua nga kryeministri i Etiopisë.

Zgjedhje e Handke nga Akademia Suedeze përhapi kritika në mbarë botën për shkak se novelisti austriak mbajti dhe një fjalim në funeralin e Milosheviç pas vdekjes së tij ndërsa qëndronte në Hagë, ku përballej me akuzat e krimeve të luftës.

E ndërsa fituesit mbërrinin në vendin ku do të mbahej ceremonia zyrtare e dorëzimit të çmimeve, dhjetëra protestues kishin dalë në anë të rrugës dhe mbanin pankarta kundër Handke.

“Problemi me Handke është refuzimi që ai bën për të pranuar genocidin mbi popullsinë boshnjake në vitin 1990”, u shpreh Adnan Mahmutoviç, një nga protestuesit.

Ceremonia e dhënies së Çmimit Nobel në Letërsi u bojkotua dhe nga ambasadorët e Shqipërisë, Bosnjes, Kroacisë, Kosovë dhe Turqisë.