Bota Hapat e radhës të Meghan dhe Harry pas ndarjes së tyre me...

Hapat e radhës të Meghan dhe Harry pas ndarjes së tyre me familjen mbretërore

Pas finalizimit të marrëveshjes Megxit, pyetje të shumta në lidhje me statusin e Meghan Markle dhe Princit Harry mbetën të hapura.

Mbretëresha tha në një deklaratë se Princi Harry dhe Dukesha Meghan nuk do të përdorin më titujt e tyre mbretërorë, duke humbur kështu të gjitha paratë që morën si anëtarë të familjes mbretërore.

Si pjesë e një marrëveshje të bërë me mbretëreshën pas bisedimeve për pasurinë, Harry po përgatitet të heqë dorë nga detyrat e tij ushtarake, raporton The Mirror.

Si do të financohet?

Meghan dhe Harry synojnë të bëhen të pavarur financiarisht si pjesë e vendimit të tyre për të lënë familjen mbretërore. Ekspertët besojnë se do të ketë sponsorizime të shumta, me disa që spekulojnë se Meghan mund të kthehet në aktrim.

Kur hyn në fuqi Megxit?

Marrëveshjet e reja hyjnë në fuqi në pranverë, që do të thotë që çifti do të kryejë detyrat e tyre deri atëherë. Pas prillit, Harry nuk do të marrë më pjesë në emërime ushtarake dhe çifti do të humbasë fondet e tyre publike dhe titujt mbretërorë.

A do të rishfaqet në publik?

Zyrtarët e Pallatit thanë se ata mund të marrin pjesë në aktivitete të mëtejshme mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar, megjithëse nuk pranuan të konfirmonin nëse Meghan do të ishte e pranishme. Një burim i afërt me familjen mbretërore nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje, dhe shumë besojnë se kjo mund të nënkuptojë që Meghan nuk do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.

A do të duhet ai të paguajë paratë e taksapaguesve për të rinovuar pronën e tyre në Windsor?

Meghan Markle dhe Princi Harry ofruan të mbulonin qiratë dhe faturat dhe të paguanin 2.4 milion £ nga taksapaguesit për të rizhvilluar pronën. Çifti synon ta mbajnë shtëpinë si familjen e tyre në Britani të Madhe. Ata gjithashtu planifikojnë të kompensojnë publikun për koston e rinovimeve të gjera të bëra në pronë para se të transferoheshin.