Kosova Hashim Thaçi para Gjykatës Speciale: I hedh poshtë të gjitha akuzat

Hashim Thaçi para Gjykatës Speciale: I hedh poshtë të gjitha akuzat

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është paraqitur sot para Dhomave të Specializuara të Gjykatës së Hagës.

Ish-drejtuesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës teksa u pyet nëse i ka kuptuar akuzat e ngritura në adresë të tij, Thaçi u përgjigj shkurt, duke hedhur i hedhur poshtë ato: “I dëgjova, i kam lexuar dhe i hedh poshtë të gjitha”.

Gjatë fjalës së tij, ish-kreu i shtetit të Kosovës u shpreh i bindur në pafajësinë e tij. Ai i cilësoi akuzat e diktuara si tërësisht “të paqëndrueshme”.

“Aktakuza është e krejt e paqëndrueshme dhe deklarohem i pafajshëm plotësisht. E përsëris: akuza është krejt e paqëndrueshme, deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzave dhe i cilësoj si të paqëndrueshme. Faleminderit!”, theksoi Thaçi.

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, David Hooper, kritikoi ashpër praktikat e Gjykatës Speciale që në fillim të seancës së parë ndaj klientit të tij. Ai nënvizoi se ky proces është realizuar pa njoftuar palën mbrojtëse në kohën e duhur.

“Është me keqardhje që them se ky proces është realizuar pa e njoftuar mbrojtjen në kohën e duhur. Unë ju premtoj se do të bashkëpunoj me gjykatën ashtu siç bëri Thaçi gjatë gjithë këtyre viteve. Ne për herë të parë mësuam për këtë çështje. Nuk ishte e mundur që të themelohet një trupë mbrojtëse”, tha Hooper.