Kosova Hashim Thaçi tregon prapaskenat e samitit të Berlinit

Hashim Thaçi tregon prapaskenat e samitit të Berlinit

“Bashkimi Europian nuk ka bërë asgjë konkrete për Kosovën”. Është kjo deklarata e presidentit Hashim Thaçi, i cili ka shkuar dhe më tej duke thënë se BE e ka mashtruar Kosovën kur kërkoi ratifikimin e demarkacionit në këmbim të liberalizimit të vizave.

Në një konferencë për shtyp në presidencë, kreu i shtetit të Kosovës Hashim Thaçi shprehu mendimet e tij pas samitit të Berlinit duke raportuar dhe për atë që ishte thënë.

Thaçi theksoi se Bashkimi Europian e ka mashtruar Kosovën kur kërkoi ratifikimin e demarkacionit me Serbinë në këmbim të liberalizimit të vizave. Thaçi foli dhe për prapaskenat e Samitit të Berlinit.

“Ekziston një opinion që samiti i Berlinit ka qenë një mundësi e mirë, por unë theksoj që ky samit është me interes dhe është diskutuar hapur për shumë çështje, apo për çështje që mund të hapen. Aty nuk ka dalë asnjë marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, sikurse nuk është mbyllur së diskutuar asnjë ide. Do të thotë të gjitha alternativat janë të hapura për arritjen e një marrëveshjeje historike përfundimtare mes dy vendeve sovrane dhe të pavarura”, tha Taçi.

Ai theksoi edhe se në fjalimin e tij ka bërë të qartë se nuk është bërë asgjë konkrete për Kosovën.

“Ajo që kam theksuar është se faktori ndërkombëtar në mënyrë specifike SHBA, Anglia, Franca dhe Italia nuk kanë dëshmuar unitet dhe përkrahje unike në përpjekjet tona për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të përfundonte me njohje reciproke”, tha ai.

BE ka hequr vizat për Bosnjën, e këta të fundit nuk e kanë bërë këtë edhe nëse BE heq vizat për Kosovën, në Bosnje nuk do të ndryshojë situata, shtoi ai. Thaci ka përmendur edhe ratifikimin e demarkacionit si kriter të fundit për liberalizim të vizave, duke thënë se ishte thjesht një mashtrim për kosovarët.

“Jo pa qëllim përmenda dhe çështje që i kam qëndruar në fund si konkluzione të qëndrimeve të Kosovës që dalin në platformat e parlamentit të Kosovës. Qëndrimet tona kanë qenë shumë të qarta sa i përket të gjitha çështjeve, dialogut, të ardhmes euroatlantike. Sa i përket fokusit tonë kryesor, sepse fokusi kryesor në takimin e Berlinit ka qenë si të bindet kancelaria Merkel dhe Presidenti Macron që të na mbështesin për liberalizimin e vizave. Mendoj se mesazhi që kemi dërguar ka qenë shumë ki qartë. Ne i kemi plotësuar të gjitha kërkesat e juaja, të gjitha kriteret e nevojshme”, tha ai.