Sport Heroi Broja: Jemi shtet i vogël, por kemi shpirt. Duhet të jemi...

Heroi Broja: Jemi shtet i vogël, por kemi shpirt. Duhet të jemi me këmbë në tokë

Armando Broja u bë sërish heroi i Kombëtares. 20-vjeçari hyri si zëvendësues duke shënuar golin e fitores ndaj Hungarisë, që i jep Shqipërisë shumë shpresa për të arritur kualifikimin në Botëror.

Pas ndeshjes, Broja u shpreh:

PARASHIKIMI: Gjithmonë kam besim, në të gjitha ndeshjet kam qejf të bëj gol dhe të ndihmoj skuadrën. Shënova, i dhashë skuadrën fitores dhe më vjen mirë.

TITULLAR: Kam qenë i dëmtuar pardje në stërvitje, dhe trajneri më pyeti a je 100% i thashë “PO” pasi për fanellën, për Shqipërinë bëj gjithçka, hyra me besim të bëj golin të ndihmoj ekipin dhe morëm 3 pikët. Për Poloninë do të shohim në stërvitjen nesër, por sot në ndeshje isha mirë, e kisha mirë këmbë.

VENDI I DYTË: Vendin e dytë do ta besojmë deri në fund, kemi dëshirë të luajmë në Botëror është gjë e madhe, pasi nuk jemi vend i madh, por kemi shpirt, shyqyr që morëm tre pikë, duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të përqendruar për sfidën me Poloninë.

“Kjo fitore ishte për Gjimshitin, ka thyer dorën”, Gjasula: Me tifozët në krah do të tregojmë veten tonë ndaj Polonisë

Klaus Gjasula, u shpreh tepër i lumtur, për triumfin që Kombëtarja shqiptare arriti në transfertë ndaj Hungarisë. Në prononcimin pas ndeshjes, mesfushori u shpreh:

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme, kartoni nuk më intereson fare. Ndeshja me Poloninë një finale për ne. Duhet t’ia dalim. Rasti? Gjuajta, e zura mirë, do kisha bërë golin e parë, do qe shumë i rëndësishëm, sepse ka dhe goca ditëlindjen, do t’i dedikohej asaj.

Me Poloninë do të jetë ndeshje afërsisht si sonte, e rëndësishme është të mos pësojmë gol. Do të krijojmë raste sepse kemi kualitete dhe do të shënojmë. Me tifozët do të tregojmë veten tonë. Jam i lodhur, kemi dhe ca ditë, por do të jemi të rikuperuar. Kjo fitore ishte për Gjimshitin. Ka thyer dorën. Na erdhi shumë keq, është lojtar shumë i rëndësishëm, tani është në spital. Jemi me ty, gjithë të mirat”, u shpreh Gjasula.