OBSH ende dëshiron të përcaktojë nëse kishte epidemi të vogla të COVID-19 në Kinë para rasteve të para të njohura në Wuhan në dhjetor 2019, tha virologia Marion Koopmans.
Shkencëtarja holandeze ishte pjesë e një ekipi të udhëhequr nga OBSH që u kthye nga Wuhan-i këtë javë pas një misioni për të kërkuar origjinën e koronavirusit që shkakton COVID-19.
Misioni i OBSH-së nuk gjeti prova bindëse se kishte ndonjë të infektuar para dhjetorit 2019.
Sidoqoftë, një analizë e gjerë e statistikave të sëmundjes kineze zbuloi 92 pacientë që u sëmurën para epidemisë së njohur dhe kishin simptoma si ato të shkaktuara nga COVID-19, tha Koopmans në konferencën online të OBSH-së të premten.
Testet e fundit të gjakut të kryera midis këtyre pacientëve nuk treguan antitrupa virale, por arsyeja për këtë mund të jetë fakti që ka kaluar një kohë e gjatë.
Mostrat nga 2019 të ruajtura në bankat kineze të gjakut mund të japin përgjigje, tha Koopmans.
Misioni i udhëhequr nga OBSH, i cili përfshinte shkencëtarë nga Kina dhe 10 vende të tjera, nuk përcaktoi se cilat kafshë transmetuan virusin për herë të parë te njerëzit. Lakuriqët dhe butakët janë identifikuar si burime të mundshme.
Një vit pasi virusi filloi të përhapet në shumë vende, numri i të infektuarve është në rënie, por Koopmans paralajmëron për kujdes.
“Tani nuk është koha që asnjë vend të lehtësojë masat,” tha ajo. “Ne të gjithë duhet të inkurajohemi, por vetëkënaqësia është po aq e rrezikshme sa vetë virusi,” shtoi më tej.
Megjithëse numri i njerëzve të infektuar me COVOD-19 në botë ka rënë për katër javë rresht, ai nuk duhet të komprometohet, tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Numrat më të vegjël duket se lidhen me masa të rrepta të shëndetit publik, tha Tedros.