Aktualitet Hipoteka e Vlorës në kolaps, dorëhiqen drejtuesit

Hipoteka e Vlorës në kolaps, dorëhiqen drejtuesit

Dorëheqje të tjera në hipotekën e Vlorës. Elona Hodaj drejtoresha dhe Krenar Xhemali zv/drejtori kanë dhënë dorëheqjen.

Dyshohet se shkaku kryesor, është çështja e një dosje në Jalë, për të cilën vijon problematika prej gati një muaj në kadastrën e Vlorës. Hodaj ka përcjellë zyrtarisht arsyet personale në dorëheqjen e saj. Ndërsa për Krenar Xhemali ende nuk është e qartë arsyeja e dorëheqjes.

Prona në Jalë pretendohet nga dy biznesmenë të ndryshëm. Kjo dosje nuk është marrë në shqyrtim dhe ka mbetur ende në kadastrën e Vlorës, problematika e të cilës ka sjellë për pasojë dhe ndryshimin e 3 drejtuesve brenda pak kohësh në kadastrën e Vlorës.

Hodaj u emërua në shtator të këtij viti pas dorëheqjes së Alteo Nazeraj.