Kryesore Holanda bën ndarjen: Jo Shqipërisë, për Maqedoninë dera mbetet e hapur

Holanda bën ndarjen: Jo Shqipërisë, për Maqedoninë dera mbetet e hapur

Kryeministri Edi Rama me homologun holandez Mark Rutte
Kryeministri Edi Rama me homologun holandez Mark Rutte

Qeveria holandeze ka diskutuar ditën e sotme në parlament vendimin e saj në lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke i dhënë një shuplakë të fortë Tiranës zyrtare.

Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok është shprehur në Dhomën e Ulët të parlamentit se qeveria holandeze nuk është dakord për hapjen e negociatat me vendin tonë.

”Shqipëria ende ka një rrugë të gjatë përpara”, tha Blok.

Megjithatë, ai tha se vendi i tij do ta linte derën të hapur për Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se Shkupi kishte bërë një sërë përparimesh.

Sipas mediave holandeze, ai është më pozitiv në lidhje me hapjen e negociatave me Shkupin. “Hapa të mirë janë marrë në Maqedoninë e Veriut. Por ata nuk janë ende në nivelin e duhur. Diçka ende duhet të bëhet në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit”, deklaroi Block.

Sipas ministrit të Jashtëm holandez, asnjë vendim nuk mund të merret në BE nëse edhe një shtet del kundër zgjerimit.