Jacques Chirac, ish-presidenti që shërbeu për dy mandate në krye të Francës, ndërroi jete 4 ditë më parë në moshën 86-vjeçare. Ne Paris, në nder të figurës se tij janë duke u kryer homazhe.
Sipas autoriteteve franceze, në ceremoni marrin pjesë rreth 30 krerë shtetesh, mes tyre Presidenti rus, Vladimir Putin, ai gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. Gjithashtu do të jenë edhe ish-udhëheqës që kanë bashkëpunuar me Chirac, si ish-Kancelari gjerman Gerhard Schroeder, etj.
Është konfirmuar se 86-vjeçari do të varrohet së varrezat “Montparnasse” në jug të Parisit, pranë vajzës së Laurence, e cila vdiq në vitin 2016, në moshën 58-vjeçare, pas një beteje me anoreksinë.
Në Paris ndodhet edhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Shefi i qeverisë ka publikuar një album fotosh në Facebook.
Rama ka pasur takime me figura të rëndësishme botërore, mes tyre edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton.
“Paris, Hôtel de Marigny – Në vigjilje të shërbesës ceremoniale për të ndjerin, Presidentin Zhak Shirak🙏”, shkruan Rama bashkangjitur fotove.