Dashi
Sot po shijoni fundjavën dhe e keni vendosur që nuk doni të përziheni me asgjë dhe me askënd përveçse të qëndroni me familjen tuaj. Beqarët do kenë një ditë të veçantë dhe të mbushur me takime fantastike që do i bëjnë të ndjehen mirë. Në planin financiar do të jeni me fat dhe do përmirësoni të ardhurat.
Demi
Arsyeja dhe intuita sot do të jenë në një konflikt të vazhdueshëm. Dhe ju nuk po dini se kë të zgjidhni për një problem të lindur së fundmi në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët nuk do jenë ende gati për të nisur një lidhje dhe do refuzojnë ftesat për takime. Në planin financiar bëni kujdes me shpenzimet.
Binjakët
Sot doni të mbaroni gjithçka në nxitim e sipër. Por nga ana tjetër do të keni mjaft telashe me partnerin/en për shkak të gjithë këtij nxitimi. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri, prandaj mos të mundohen kot për të ndryshuar statusin sepse vetëm mund të lëndohen. Financat do përmirësohen ndjeshëm.
Gaforrja
Mbrëmja do të kalojë në një ambient të këndshëm festiv ku ju ka ftuar njeriu juaj i zemrës. Surprizat e shumta do te jenë ato qe do t’ju zënë më shumë kohën. Beqarët do hidhen në krahët e të parit që do i joshë duke mos u menduar fare për hapat që do hedhin. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri.
Luani
Disa konflikte të vogla midis partnerit/es dhe miqve tuaj do t’ja u prishin ditën sot. Nuk do të mund të qetësoni situatën e krijuar. Beqarët do bëjnë deklarata të forta dashurie ndaj personave që pëlqejnë dhe do marrin aprovime. Kjo do i bëjë të mendojnë edhe për të ardhmen. Financat do jenë goxha të mira edhe për shpenzime.
Virgjëresha
Megjithëse keni shumë tension sot si në punë ashtu edhe në familje do të jeni në gjendje ta menaxhoni. Ju ka kapur një qetësi që nuk e keni zakonisht. Beqarët do kenë plot takime interesante dhe do mendojnë edhe për lidhje serioze. Financat do vinë duke u ekuilibruar falë menaxhimit tuaj të mirë.
Peshorja
Një aktivitet kreativ dhe interesant ju ka sjellë të ardhura shtesë që nuk i prisnit. Do të bëni dhurata për veten dhe partnerin/en. Beqarët do tregohen të sjellshëm dhe bujarë dhe do marrin ftesa pafund për takime, por nuk do jenë të vendosur për të hedhur hapa. Një ditë me fat edhe për financat.
Akrepi
Punët që keni bërë së fundmi nuk po marrin interesin e merituar nga eprorët tuaj. Kjo gjë do t’ju stepë në pjesën e aktiviteteve të ardhshme. Beqarët do jenë me shumë fat në dashuri dhe me shumë mundësi do të nisin lidhje afatgjata. Financat do mbeten gjatë të gjithë kohës nën kontroll.
Shigjetari
Java mbyllet pa ndonjë event të rëndësishëm dhe diçka që mund t’ju ketë mbetur në mendje. Mundohuni të qetësoheni dhe të filloni javën entuziaste ju të dashuruarit. Beqarët duhet të këshillohen përpara se të ndërmarrin veprime, sepse në të kundërt mund të lëndohen. Kujdes me shpenzimet.
Bricjapi
Jeni bërë shumë praktikë kohët e fundit dhe për çdo gjë që duhet të zgjidhni preferoni të jeni vetë të përfshirë. Nuk doni ti lini çështjet tuaja në dorë të të tjerëve. Beqarët nuk do i rezistojnë dot tundimit për të nisur një lidhje, dhe mund të hedhin edhe hapa të nxituar. Financat do vazhdojnë të mbeten delikate.
Ujori
Keni nevojë të mbaroni një çështje pune por gjithmonë ju ndërpresin mendime të tjera që kanë të bëjnë me pasionin dhe ndjenjat. Beqarët do kenë një ditë fantastike dhe të mbushur me takime romantike. Financat do vinë duke u përmirësuar ndjeshëm, nuk ka vend për t’u shqetësuar.
Peshqit
Sot nuk do të tregoheni aspak racionalë gjatë ditës tuaj ju që jeni në një lidhje dashurie. Do të vazhdoni të ecni në sajë të intuitës tuaj që nuk ju braktis asnjëherë. Beqarët nuk duhet t’i humbasin shpresat, pasi një takim interesant pritet në mbrëmje. Në planin financiar nuk pritet të keni aspak vështirësi, do dini si t’i menaxhoni mirë të ardhurat.