Aktualitet Horror në Krujë! Nëna 42-vjeçare fut në qese foshnjen porsalindur dhe e...

Horror në Krujë! Nëna 42-vjeçare fut në qese foshnjen porsalindur dhe e hedh në breg të lumit

Një ngjarje horror ka ndodhur sot në Krujë. Një nënë 42-vjeçare ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës foshnjën e saj të porsalindur.

Policia njofton se 42-vjeçarja e ka lindur foshnjen rreth mëngjesit të ditës së sotme në ambientet e banesës së saj dhe ka ngritur pretendimin se fëmija kishte lindur pa shenja jete.

Më pas, ajo e ka futur në qese dhe e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.

Pas marrjes së informacionit për ngjarjen, policia nën drejtimin e Prokurorisë ka ndaluar 42-vjeçaren me iniciale L.K., banuese në Tapizë për veprën penale “vrasja e foshnjes”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.