Një hotel luksoz në Kinë është përfshirë nga flakët ku si pasojë kanë vdekur 10 persona.
Zjarri që shpërtheu mëngjesin e sotëm ka qenë i fuqishëm dhe zjarrfikësit arritën të gjenin trupat e pajetë, ndërsa pjesa tjetër u dërguan në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Hoteli është i lidhur me një pallat 24-katësh, ku më shumë se 260 banorë janë evakuar.
Sipas mediave lokale shumë njerëz kanë mbetur ende të bllokuar.
Autoritetet vijojnë përpjekjet për të kuptuar shkaqet e vërteta të zjarrit. Deri më tani janë arrestuar disa persona.