Aktualitet Humbën jetën dy minatorë, arrestohet drejtuesi teknik i minierës në Tropojë

Humbën jetën dy minatorë, arrestohet drejtuesi teknik i minierës në Tropojë

Adriatik Rexha, drejtuesi teknik i minierës së kromit në Tropojë ku një ditë më parë humbën jetën dy minatorë, është arrestuar nga Policia. 45-vjeçari akuzohet për shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë.

Të shtunën dy minatorët, Adil Dautaj dhe Afrim Zhutaj humbën jetën nga shembja e një galerie në minierën që ndodhet në fshatin Lajthizë.

Në momentin e ngjarjes ishin 6 minatorë që po punonin në një nga galeritë e minierës.

Fatmirësisht, 4 të tjerët u nxorrën nga miniera dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.