Aktualitet I dënuar me 12 vite burg për vjedhje, ekstradohet nga Greqia 37-vjeçari

I dënuar me 12 vite burg për vjedhje, ekstradohet nga Greqia 37-vjeçari

Ekstradohet nga Greqia drejt Shqipërisë Sajmir Brahimi, 37 vjeç.

Policia bën me dije se 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte i dënuar me 12 vjet burgim, për vjedhje me dhunë.

Vendimi për Brahimin është dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vitin 2016 dhe më pas ishte në kërkim nga Interpol.

Sajmir Brahimi, në bashkëpunim me shtetasin Q. B., në vitin 2014, në Sarandë, i ka vjedhur me dhunë shtetasit F. B., një shumë të konsiderueshme eurosh dhe 3 aparate celulare.