Aktualitet I dënuar për vrasje me 10 vjet burg, arrestohet ish-agjenti i SHISH

I dënuar për vrasje me 10 vjet burg, arrestohet ish-agjenti i SHISH

Policia arrestoi Xhevair Mzhikën këtë të martë. Ish-agjenti i SHISH, i dënuar me 10 vite burg vrau për motive banale pronarin e një gomisterie.

Efektivët e komisariatit nr.2 mundën të arrestojnë 51-vjeçarin e shpallur në kërkim nëpërmjet operacionit të koduar “Reagimi”.

Ai akuzohet për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Mzhika vrau pronarin e servisit në Fushën e Aviacionit sepse sapo kishte ndërruar gomën e automjetit tip Benz ishte nisur së bashku me familjen në një udhëtim ku rrezikuan jetën, pikërisht prej gomës që ndërroi para se të nisej.

“Ky shtetas u kap në rrugën “Babë Rexha”, anës lumit, dhe në momentin e ndërhyrjes së Policisë ka tentuar të largohet, por është neutralizuar nga shërbimet e Policisë,” – thuhet në njoftim.