Aktualitet I vranë të birin në Vlorë, babai: Ka qenë i dënuar më...

I vranë të birin në Vlorë, babai: Ka qenë i dënuar më herët, por nuk kishte konflikte

Babai i Xhuliano Bullarit, të riut që u vra me armë zjarri mëngjesin e së shtunës, ka folur jashtë kamerave për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Vlorë.

Ai tregon se Xhuliano ka dalë për të pirë kafe rreth orës 18:00 pasdite dhe nga ajo orë nuk kishte dijeni se ku ishte. Babai rrëfen se djali i tij kishte bërë 2 vite e gjysmë burg për një krim që kishte kryer, por nuk kishte konflikte me njeri.

“Është larguar nga shtëpia në Babrru të Tiranës rreth orës 18.00- 19.00 pasdite si zakonisht për të pirë kafe. Nuk dinim të kishte konflikte, priste të ikte në Gjermani të vëllai, pasi donte të largohej nga Shqipëria. Më herët ka bërë 2.5 vite burg për dhënie ndihme në kalim të paligjshëm të kufirit. Pasi ishte arrestuar në Fier. Nuk kishte asgjë që ta lidhte me Vlorën”, u shpreh babai i viktimës.

Më pas, ai sqaron se automjeti ku u gjet trupi i pajetë i të birit ishte i tij, por për shkak të mospërfundimit të dokumentacionit, rezultonte në emër të personit nga kush 25-vjeçari e kishte blerë.

Xhuliano Bullari u gjet i vrarë në lagjen Babicë të Vlorës në makinën e tij me 3 plumba, një prej të cilëve e kishte në kokë.