Extra “Ia kam ndjerë mungesën”, Albano Bogdo flet i prekur për të atin:...

“Ia kam ndjerë mungesën”, Albano Bogdo flet i prekur për të atin: Kisha 10 vite pa e takuar

Aktori Albano Bogdo ka bërë një rrëfim për marrëdhënien që ka me babain e tij. Teksa ndodhet në spektaklin “Ferma VIP’, ai rrëfeu se kishte 10 vite pa e takuar të atin.

Ai theksoi se ia ka ndjerë mungesën, por nuk e ka shprehur kurrë. Megjithatë si përpjekje për të rregulluar marrëdhënien e tij më të, ka shkuar dhe e ka takuar vetë në Milano.

“I kam të divorcuar prindërit. Marrëdhënie kam (me babain), por jeton që në 2001 në Milano dhe kisha nja 10 vite, 11 vite pa e takuar. E takova këtë vit që vajta për Vitin e Ri, qëndrova dy javë aty se kisha dy koncerte me shqiptarët e Italisë dhe takova babin”, tregoi Albano Bogdo.

I pyetur nga Rigelsa nëse ia ka ndjerë mungesën, ai tha: E kam ndjerë po nuk e kam shprehur.