Aktualitet Identifikohen hajdutët e makinave që bllokonin me aparat valët e pultit

Identifikohen hajdutët e makinave që bllokonin me aparat valët e pultit

Foto ilustruese

Dy persona janë identifikuar si autorë të vjedhjeve të makinave në zonën e liqenit të Farkës në Tiranë. Në pranga ka rënë njëri prej tyre A.A. 32 vjeç, kurse personi i dytë me iniciale K.K. 32 vjeç është shpallur në kërkim. Të dy janë persona me precedent penal dhe më pas kanë qenë të dënuar për vjedhje. Policia thotë se ka sekuestruar një aparat që shërbente për të bllokuar valët e pultit të automjeteve, duke bërë që makina të mos mbyllej.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dy personat dyshohet se janë autorë të vjedhjeve të ndodhura në parkimet e automjeteve në zonën e liqenit të Farkës, ku pasi thyenin xhamat e automjeteve dhe bllokonin me një aparat valët e pultit për mbylljen e makinës, merrnin nga mjetet sendet që ndodheshin brenda tyre.

Nga kqyrja e pamjeve filmike të cilat janë u sekuestruar subjekteve pranë vendeve të vjedhjeve, dyshohet se ata janë autorë të 6 vjedhjeve të kryera më parë.

Konkretisht, më datë 17.09.2019 i kanë vjedhur portofolin shtetasit P. Ll.; më datë 17.09.2019, shtetasit E. R., në parkimin e një lokali në zonën liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga mjeti portofolin dhe një palë syze; më datë 15.08.2019, shtetasit K. M., i kanë vjedhur nga automjeti i parkuar në zonën e liqenit të Farkës portofolin; më datë 16.08.2019, shtetasit Z. P., i kanë vjedhur nga automjeti i parkuar në zonën e liqenit të Farkës një çantë; më datë 30.08.2019, shtetasit D. S., në zonën e liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga automjeti dy çanta dore; më datë 09.07.2019, shtetasit S. T., në zonën e liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga automjeti sendet personale.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.