Extra Ilir Shaqiri pasi del nga Big Brother shfaqet me Sabianin duke ngrënë...

Ilir Shaqiri pasi del nga Big Brother shfaqet me Sabianin duke ngrënë bukë me djathë dhe domate

Përveçse arriti që të fitonte çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, Ilir Shaqiri ka gjetur edhe miqësinë e vërtetë brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Pasi shumë orësh spektakël, dhe pasi rrëmbeu fitoren që ia dhanë shqiptarët, Iliri është shfaqur në rrjetet sociale në shoqërinë e mikut të tij, Sabianit.

Biseda mes tyre

Sabiani: 100 mijë euroshi im.

Iliri: Gjithmonë vëllai gjithmonë!

Sabiani: Është vëllai i të gjithë shqiptarëve. Unë e zgjodha për 70 ditë, ju për 130 ditë

Iliri: Ju duam shumë

Sabiani: Ju duam, ju duam, faleminderit për mbështetjen. Ia kemi dalë të vetëm fare. Vetëm me Zotin. Nesër do ju bëjmë një video tjetër.

Në një tjetër video, Iliri shfaqet duke ngrenë bukë në orët e para të mëngjesit. Bukë, djathë, domate dhe proshutë.

Ndërkohë që nuk mungon batuta e Sabianit teksa thotë se: “Ja çfarë hanë fitimtarët”.

Ndërsa Iliri ia kthen: “Këta jemi ne popull. Është ora 6 e mëngjesit…Domate, djathë”.