Politika Incidente gjatë bllokimit të rrugëve, Basha: Nisim sot mosbindjen civile

Incidente gjatë bllokimit të rrugëve, Basha: Nisim sot mosbindjen civile

Lulzim Basha ka folur sot nga Miloti, ku ndodhet për të drejtuar bllokimin e rrugës.

Para militantëve, kreu i PD falenderoi protestuesit teksa shtoi se sot nisi akti i mosbindjes civile, si dëshmi e forcës së opozitës.

“Betejën që kemi nisur do ta kurorëzojmë me fitore. Njësoj si mijëra shqiptarë, edhe vendi ynë ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm. Këtë situatë e ka sjellë njeriu më i korruptuar që njeh historia e pluralizmit” – tha Basha duke akuzuar kështu kryeministrin Edi Rama.

Basha tha se në gjashtë vite u shkatërruan institucionet si dhe u grabitën pasuritë e shqiptarëve.

“Rama vrau shpresën dhe 500 mijë shqiptarë e braktisën vendin.

Të shpërndarë në pesë qarqe, protestuesit e opozitës joparlamentare shkaktuan edhe disa incidente të transmetuara në media.

Në Tiranë një militant i mori me forcë çelësin e makinës një shoferi, i cili kërkonte të kalonte. Ndërsa në Durrës, dhjetëra protestues kanë hedhur mjete piroteknike dhe mbajtën në duar flakadanë.