Sport Interi përzë Icardin nga grumbullimi

Interi përzë Icardin nga grumbullimi

Mauro Icardi dhe Inter, një martesë e dështuar, që tashmë pret vetëm firmosjen e dokumenteve të divorcit. Një lajm i bujshëm vjen nga Itali, sepse sulmuesi argjentinas është larguar nga grumbullimi i Interit në Lugano, në marrëveshje me klubin, që ka bërë një njoftim të shkurtër në Twitter, duke konfirmuar se Icardi do të stërvitet në Milano.

Icardi nuk do marrë pjesë në turneun e Interin dhe do të vijojë të stërvitet në Pinetina, ndoshta me një nga përgatitësit e ekipit. Edhe dje sulmuesi u stërvit veçmas grupit, sërish në marrëveshje me klubin.

Largimi i tij nga grumbullimi në Zvicër është sinjali më i qartë që gjithçka ka marrë fund dhe Interi pret me padurim ta shesë.