Extra Ish-ambasadorja britanike në Tiranë zgjidhet sekretare personale e Princ Harry dhe Meghan

Ish-ambasadorja britanike në Tiranë zgjidhet sekretare personale e Princ Harry dhe Meghan

Princ Harry dhe Meghan Markle zgjodhën ish-ambasadoren britanike në Shqipëri Fiona Mcilwham si sekretaren e tyre personale, duke e cilësuar atë si njeri të besuar dhe e sigurt.

Zonja Mcilwham, 45 vjeçe, u përzgjodh në këtë detyrë si sekretare private e çiftit, pasi atyre u bëri përshtypje arritja e saj, si një diplomate e re, por shumë profesioniste.

Princit Harry i ka bërë përshtypje edhe fakti se Fiona Mcilwham ka shmangur limuzinat dhe truprojat e drejtuara nga një shofer personal dhe se në takime në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë fliste me drejtuesit e vendit, në gjuhën e tyre.

Pas përfundimit të mandatit diplomatik në Shqipëri dhe para se të merrte detyrën e rëndësishme të sekretares private të Princit Harry dhe Meghan Marklen ajo kaloi një muaj pushime me familjen.

Zonja Mcilwham, e cila sapo ka përfunduar një kurs drejtimi strategjik në Kolegjin Mbretëror të Studimeve të Mbrojtjes, jeton në një shtëpi prej 1 milion paund në Londrën e Veriut me burrin Daniel

Ajo u emërua Ambasadore e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri në vitin 2009, në moshën 35-vjeçare.