Bota Ish-këshilltarja e Trump: Si u përplas Presidenti me Shërbimet Sekrete në 6...

Ish-këshilltarja e Trump: Si u përplas Presidenti me Shërbimet Sekrete në 6 janar

“Donald Trump u kërkoi simpatizantëve të tij të marshonin në Kapitol për të përmbysur zgjedhjet, pavarësisht se e dinte që kishte njerëz të armatosur në tubimin e 6 janarit”.

Kjo ishte një nga dëshmitë e forta që bëri këtë të martë përpara komisionit hetimor për këtë ngjarje Cassidy Hutchinson, një bashkëpunëtore e ngushtë Mark Meadows, ish-shefit të stafit të Presidentit, Trump.

Madje ajo tha se Trump sulmoi në mënyrë agresive një agjent të Shërbimit Sekret që drejtonte limuzinën presidenciale duke i kapur timonin që ai të shkonte në vendin e protestës.

Cassidy Hutchinson

Forcat e sigurisë i kishin thënë kreut të Shtëpisë së Bardhë se në turmë kishte njerëz të armatosur ndaj ishte më mirë që ai të evitonte fjalimin në këtë protestë.

“Unë jam Presidenti, k… Më çoni atje” – kishte shpërthyer Trump.

“Mbrëmjen e 2 janarit 2021, Rudy Giuliani, avokati i Donald Trump, më tha se do të shkonin në Capitol Hill më 6 janar”, – tha Hutchinson e cila rrëfeu se për shkak të shqetësimit që kishte shkoi te shefi i saj, Meadows.

Edhe ai i kishte thënë se ishte i shqetësuar se dhuna e 6 janarit mund të ishte “vërtet e keqe”. Pas kësaj dëshmie ka reaguar Trump që e quajti dëshminë false dhe farsë. “Unë pothuajse nuk e njoh fare atë” – shkroi Trump në Twitter.