Extra Ish-modelja akuzon Trump për sulm seksual: Mezi arrita ta largoja

Ish-modelja akuzon Trump për sulm seksual: Mezi arrita ta largoja

Një ish-modele ka akuzuar Donald Trump për sulm seksual në turneun e tenisit US Open 1997, duke i thënë The Guardian se ajo ndihej e “dhunuar” pas ngjarjes.

Amy Dorris pretendon se presidenti amerikan, i cili ishte 51 vjeç në atë kohë, e sulmoi atë jashtë tualetit, në zonën VIP në turneun e New York. Ajo ishte 24 vjeç.

“Ai më prekte dhe unë po e shtyja. Dhe atëherë ai më kapi më fort dhe duart e tij ishin shumë të buta dhe filloi të më prekte gjithçka”, tha zonja Dorris, sot 48 vjeç, për gazetën.

“Unë isha në kontrollin e tij dhe nuk mund të dilja”, tha ajo. “Unë nuk e di se si e quani ju me forcë. Unë mezi arrita ta largoja”.

Trump i mohon me forcë akuzat, dhe avokatët e tij thonë se ai kurrë nuk e ka ngacmuar, abuzuar ose është sjellë në mënyrë të papërshtatshme ndaj ish-modeles.

Nëna e saj dhe një shoqe thanë se ish-modelja i thirri ato menjëherë pas sulmit. Miq të tjerë dhe një terapist, tek i cili zonja Dorris shkonte në vitet e mëvonshme, gjithashtu thanë se detajet e raportuara nga gazeta përputheshin me ato që ajo u kishte përshkruar atyre në atë kohë.

Ajo gjithashtu u tregoi gazetarëve biletën e saj për US Open, si dhe gjashtë foto me presidentin për disa ditë në New York.

Ish-modelja tha se ajo shkoi në New York me të dashurin e saj në atë kohë, Jason Binn, i cili ishte një mik i Trump. Në vitin 1997, Binn e përshkroi manjatin e pasurive të patundshme si “shokun e tij më të mirë”.

Dorris pretendoi se Trump e sulmoi atë pasi ajo shkoi në tualet. Ajo i tha presidentit “jo, të lutem ndalo”, por “atij nuk i interesonte”.

Ajo tha se nuk ishte e sigurt nëse i tha të dashurit të saj të atëhershëm detajet e plota të incidentit, por kujtoi se i kërkoi atij që t’i tregonte biznesmenit ta linte të qetë: “Nuk mund të merrem me këtë. Duhet të bësh diçka”.