Bota Ishte ndër civilët e parë që udhëtoi në hapësirë, vdes në një...

Ishte ndër civilët e parë që udhëtoi në hapësirë, vdes në një aksident me avion

Ishte një prej personave të parë civilë që udhëtuan në hapësirë, me anijen kozmike Blue Origin të Jeff Bezos. Por edhe pse i mbijetoi asaj eksperience unike, një muaj më vonë, biznesmeni Glen de Vries humbi jetën në një aksident me avion të enjten në Nju Xhersi.

De Vries po pilotonte një avion Cessna 172 me katër vende. Bordi amerikan i Sigurisë së Transportit tha se arsyet e rrëzimit të avionit nuk dihen ende dhe hetimi po vazhdon. Policia lokale tha se në avion bashkë me De Vries ndodhej edhe 54-vjeçari Thomas P. Fischer. De Vries ishte pilot i certifikuar për këtë tip avionësh.

Ai nuk e deklaroi kurrë sa kishte paguar për të qenë pjesë e ekuipazhit të anijes që udhëtoi në hapësirë, por pas rikthimit në Tokë tha për CNN se ia kishte vlejtur çdo qindarkë.