Nga Aurenc Bebja*, Francë
“Le Petit Caporal” ka botuar, të mërkurën e 27 majit 1914, në ballinë, një shkrim në lidhje me telegramin e Ismail Qemalit dërguar asokohe Princ Vidit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Telegrami i Ismail Qemalit për Princ Vidin
Romë, 26 maj.
Ismail Qemal Beu i dërgoi Princ Vidit një telegram për t’i ripërtërirë sigurinë e besnikërisë së tij.
Ky telegram përfundon si më poshtë:
“Ju keni bërë vetëm një gabim, besimin ndaj ujkut për të ruajtur kopenë.”
*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania