Në 24 orët e fundit ka rënë numri i viktimave në Itali duke shënuar 889 të vdekur, një ditë pasi Italia preku pikun e vdekjeve me 969 që ishte dje. Edhe numri i të infektuarve ka shënuar ulje ku vetëm në 24 orët e fundit shënohen 3 651 raste të reja pozitive, nga 4 401 raste që ishin një ditë më parë.
Në lidhje me numrin e të shëruarve ai është pothuajse trefishuar ku vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar 1 434 persona më shumë në krahasim me 589 të shëruar që ishin ditën e djeshme.
Me shifrën e viktimave të 24 orëve të fundit, Italia ka kaluar numrin e 10 mijë viktimave.