Sport Itali-Holandë mbyllet në paqe, Franca triumfon në Kroaci. Kosova si Shqipëria

Itali-Holandë mbyllet në paqe, Franca triumfon në Kroaci. Kosova si Shqipëria

Itali-Holandë ishte përballja më e fortë mbrëmjen e së mërkurës në Ligën e Europës, ku të “kaltrit” dhe “tulipanët” matën forcat në “Gewiss Stadium” të Bergamos, por në fund nuk pati fitues.

Pellegrini kaloi kombëtaren italiane në avantazh pas 16 minutash loje, por Holanda reagoi shpejt dhe pas 9 minutash Van de Beek riktheu barazimin. Loja vazhdoi thuajse e barabartë dhe me raste në të dyja portat, por deri në fund asnjë nga skuadrat nuk arriti të gjejë golin e fitores. Nga ky barazim përfitoi Polonia, e cila pasi mposhti 3-0 Bosnjën mori kreun e këtij grupi me 7 pikë, ndërsa Italia renditet e dyta me 6 pikë dhe Holanda e treta me 5 pikë.

Në ndeshjet e së mërkurës, Franca triumfoi në Kroaci 1-2, Danimarka bëri surprizën në Angli, duke fituar 0-1, ndërsa Kosova nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertën ndaj Greqisë.

Kosova ka arritur të dalë me një pikë nga përballja me Greqinë vendase në një ndeshje që përfundoi me rrjeta të paprekura.

Një ndeshje pa emocione dhe me shumë topa të humbur në mesfushë, por që iu hoqi mundësinë helenëve të qëndronin në krye të renditjes së grupit. Miqtë nga Kosova kishin dhe fatin me vete pasi vendasit humbën një penallti në minutën e 19 të takimit.

Tashmë Kosova renditet në vendin e tretë të grupit të tretë të Ligës C me vetëm 2 pikë të grumbulluara.