Bota Itali, rriten rastet me COVID-19, por bie ndjeshëm bilanci i viktimave

Itali, rriten rastet me COVID-19, por bie ndjeshëm bilanci i viktimave

Janë në rritje rastet me koronavirus në Itali, por bie ndjeshëm bilanci i viktimave.

Autoritetet shëndetësore të vendit fqinj kanë informuar që në 24 orë te fundit, në më shumë se 37 mijë teste, janë verifikuar 463 pozitivë ndaj COVID-19, ndërkohë që ditën e djeshme ishin 347.

Ulje e ndjeshme vjen nga viktimat, që sot janë 2, kundër 13 të ditës së djeshme. Nuk ka pasur kaq pak viktima që nga muaji shkurt.

Autoritetet bëjnë të ditur që është kaluar tashmë pragu i 7 milionë testeve nga fillimi pandemisë, që ka regjistruar në atë vend më shumë se 250 mijë raste dhe 35 mijë të vdekur nga pandemia.