Sport Italia fiton dhe bind, rinovim automatik për Mancinin deri në “Katar 2022”

Italia fiton dhe bind, rinovim automatik për Mancinin deri në “Katar 2022”

Përfaqësuesja italiane e “firmosur” nga Roberto Mancini po fiton dhe bind. E ka siguruar tashmë kualifikimin për Euro 2020 me 7 fitore radhazi, që do të thotë se takimet  e fundit në grup i luan vetëm për statistikë.

Arritja e parakohshme e objektivit automatikisht i rinovon kontratën trajnerit Roberto Mancini deri në përfundim të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”.

Kualifikimi në Europian ia rinovon automatikisht edhe për dy vite kontratën dhe nuk ka arsye pse ish-trajneri i Lazios, Manchester City-t dhe Interit të shfrytëzojë klauzolën që ka për prishje të njëanshme të kontratës (vetëm nëse dëshiron trajneri).

Mancini nuk ka arsye për t’u kthyer në krye të një klubi. Vetë 54-vjeçari dëshiron të mbyllë një cikël të plotë dhe të marrë ato kënaqësi që Italia nuk i dhuron prej shumë kohësh.

Nga ana tjetër, mes trajnerit dhe grupit të futbollistëve është krijuar një lidhje e jashtëzakonshme që ndoshta në fillim në pritej. Në horizont por rritën talente mjaft interesante dhe pas më pak se një viti është kampionati europian, në të cilin Italia ka nevojë të paraqitet si kokë serie për të provuar që ta fitojë turneun.