Ekonomi Ja sa është paga mesatare në Shqipëri, rajon dhe Evropë…

Ja sa është paga mesatare në Shqipëri, rajon dhe Evropë…

Shumë njerëz bëjnë pyetjen se cili është dallimi i pagave mes të vendeve të rajonit, dhe cilat janë të ardhurat mesatare mujore në vendet evropiane?

Paga mesatare për muajin maj në Shqipëri kapi shifrën prej 427 euro, në Mal të Zi 510, Bosnje 439,71, Maqedoni 375, kurse në Serbi paga neto pa tatime dhe kontribute arriti në 412,39.

Gjatë të njëjtës periudhë në Kroaci paga mesatare shkoi deri  në 813 euro, ndërsa paga mesatare bruto arriti në 1,082 euro.

Këto vende mund të kenë zili fqinjin e tyre në veri, për shkak se në fund të muajit, punëtorët në Slloveni marrin një pagesë prej 1,016.36 euro.

Çdokush do të kishte menduar se anëtarët e Bashkimit Evropian shkëlqejnë në këtë listë, por e vërteta është krejt ndryshe: në Bullgari, paga mesatare është rreth 406 euro, ndërsa në Rumani 515.

Megjithatë, njerëzit tanë zakonisht shkojnë në kërkim të një jete më të mirë në Gjermani, Austri, Suedi, të cilat mburren me standarde më të mira, programe sociale si dhe përfitime të tjera.

Pagat mesatare në disa nga vendet më të zhvilluara

Austria: 2009 euro

Gjermania: 2270 euro

Suedia: 2465 euro