Extra Jennifer Garner shpallet femra më e bukur në botë (FOTO)

Jennifer Garner shpallet femra më e bukur në botë (FOTO)

Aktorja e njohur Jennifer Garner është shpallur si “Femra më e bukur” për vitin 2019.

Kurorëzimi është bërë nga revista prestigjioze “People”, e cila e ka nxjerrë në kopertinë aktoren 47-vjeçare, e cila e fitoi titullin jo vetëm për shkak të bukurisë së saj fizike.

Pavarësisht se është cilësuar si gruaja më e bukur për këtë vit, Garner pranon se ajo jo gjithmonë ndihet një grua tërheqëse.

“Nuk isha ndonjë nga vajzat e bukura që ndihesha e sigurt dhe nuk e shikoja veten aspak tërheqëse.

Nuk ishte pjesë e jetës sime. Por u ndjeva mirë me veten më pas. Ky ishte truku!

Paraqitja nuk ishte ndonjë gjë me rëndësi në familjen time.

Prindërit e mi nuk më kanë thënë ndonjëherë ‘Je e bukur’ dhe unë thjesht nuk mendoja për këtë”, tha aktorja, nënë e tre fëmijëve me aktorin e njohur Ben Affleck, me të cilin është divorcuar.