Kryesore “Jo”-ja për negociatat, Rama: Përplasje mes Francës dhe Gjermanisë

“Jo”-ja për negociatat, Rama: Përplasje mes Francës dhe Gjermanisë

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp pas “Jo”-së për hapjen e negociatave, u shpreh se jo vetëm Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, por kushdo vend të kishte qenë në atë mbledhje nuk do të kishte marrë një konsensus.

Rama tha se Franca kërkon një reformim të procesit, ndërsa theksoi se Shqipëria do të vazhdojë në të njëjtën rrugë drejt plotësimit të kushteve të vendosura për procesin e integrimit.

Janë bërë përpjekjet maksimale për të marrë atë që na takon. Këtë e ka thënë me shkrim Komisioni Europian. Kam komunikuar edhe me presidentin e Francës dhe faktikisht nëse duam të shohim në sy të vërtetën është ajo që kam thënë prej disa kohësh, duke e parë nga të gjitha kontaktet, se procesi po shkonte drejt një përplasje qasjesh drejt Gjermanisë dhe një pjese të konsiderueshme të vendeve që ishin kundër. Kjo çështje është diskutuar dhe nuk ka pasur asnjë hapje për të gjitha ato që i keni dëgjuar edhe në konferencën për shtyp i thash më shkoqur se herët e tjera. Franca nuk pranon të vazhdohet me të njëjtin proces. Franca kërkon një reformim të brendshëm të BE. Kjo që ka ndodhur është një rezultat i mos arritur të konsensusin mes vendeve anëtare për punët e tyre. Nuk mund t’i shtohen bishta, jo po azilantët, jo po të tjera. Jo vetëm ne dhe Maqedonia, por kushdo vend të kishte qenë nuk do të kishte marrë konsensus sepse tema është zhvendos gjetkë. Kemi marrë një refuzim për çeljen e negociatave mbrëmë, por asgjë më kaq. Rruga jonë është e njëjta nga ato që i kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë për vendin tonë. Ne do të vazhdojmë po njësoj me plotësimin e parakushteve të vendosur në votën po të Bundestagun për reformën zgjedhore dhe pikat e tjera”, tha Rama.

Përgjegjësia është e BE-së

Më tej, Rama tha se përgjegjësia është e BE-së, ndërsa sipas tij detyrat janë përmbushur dy herë rresht.

“Përgjegjësia është e brendshme e BE. Është e papranueshme që këtu mes veti shtrohet diskutimi që mosvendimi i djeshëm vjen për mos përmbushje të detyrave. Ne i kemi përmbushur, madje dy herë rresht. Kancelarja bëri gjithçka që mbledhja të mos përfundonte pa tekst. Nuk ka asnjë tekst. Është një përplasje e madhe në vazhdim për BE-në. Ajo çka na mbetet është të vazhdojmë pasi nuk ka asnjë alternativë tjetër. Shqipëria europiane është e vetmja alternativë, është testament në këtë vend dhe është detyrimi më i madh që i kemi gjeneratave tjera”, tha Rama.

Dorëheqja

I pyetur se a do t’i kërkojë mocion besimi Parlamentit pas këtij vendimi, Rama tha se nuk ka pse ta bëjë këtë pasi problemi ishte i BE-së.

“Nuk kam pse t’i kërkoj parlamentit mocion besimi. Parlamentit Francez po, por nuk mund ta bëj dot. Maqedonia ka 14 vjet që pret negociatat dhe nuk merr asnjëherë “Po”-në. E detyruan të ndërrojë emrin duke e premtuar se do të zgjidhej dhe ja ku jemi. Kishte plotë që thoshin se do të kishte ndarjes mes dy vendeve. Asnjëherë nuk ka qenë si opsion. E kemi rrezikuar në maj-qershor për shkak të katrahurave që u bënë këtu. Por nuk ka lidhje vendimmarrja se çfarë ka bërë njëri apo tjetri”, tha Rama.