Kryesore “Jo vetëm Valdrin Pjetri”, Basha: Ja kryebashkiakët e PS të lidhur me...

“Jo vetëm Valdrin Pjetri”, Basha: Ja kryebashkiakët e PS të lidhur me krimin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha në një konferencë për mediat se Kryeministri Edi Rama e shiti kandidatin socialist Valdin Pjetri, menjëherë pasi PD zbuloi dokumente ku ai pranonte fajësinë për trafik droge.

Megjithatë, Basha thotë se i pari i padenjë për qytetin e Shkodrës dhe gjithë Shqipërinë është vetë Rama. “Valdrinin e çoi në Shkodër Edi Rama, duke ditur shumë mirë kush ishte ai. Për Valdrinin, Rama hyri në Shkodër me forca speciale, ishte i gatshëm ta çonte Shkodrën në përplasje civile. Atij i duhej pikërisht ai në Shkodër, si kryetar Bashkie dhe si kryetar politik i grupit të Rilindjes në Shkodër”, tha Basha.

Kreu i PD shtoi se rasti i tij nuk është i shkëputur dhe renditi disa socialistë në pushtetin lokal që sipas kanë probleme me drejtësinë.

“Pjerin Ndreu në Lezhë një njeri nga lista e zezë e ambasadës ameriane për përfshirje në trafiqe, u hoq nga policia me Fatos Nanon, u rikthye deputet me Edi Ramën, u kap në dosjen 184, u kandidua për Bashkinë e Lezhës.

Valbona Sako në Durrës është e përfshirë në vjedhjen e votave në bashkëpunim e krimin dhe është përfaqësuese e bandës Dako-Avdylaj me familjarë eksponentë të rëndësishëm të drogës

Artur Bushi në Krujë është i dënuar për trafik droge dhe nuk duhet të jetë kryebashkiak.

Agim Kajmaku në Vorë është një person me dy identitete dhe i përfshirë në veprimtari të paligjshme në Greqi.

Dionis Ymeraj në Dibër është gjithashtu njeri me të shkuar kriminale. I pushuar për korrupsion dhe nën hetim për korrupsion, i përfshirë në vjedhjen e votave në Dibër, përfaqësues i bandës së Ymer Lalës

Rakip Suli duhet të ishte përjashtuar dhe ndjekur penalisht, kur ishte deputet, për përfitimet e paligjshme në konflit interesi për objektet me qera e me kontrata, por as nuk u përjashtua, as u dënua, por u kandidua.

Tërmet Peci në Tepelenë, Klement Ndoni, të arrestuar në falgarncë bga policia dhe të ndjekur nga prokuroria për qindra kilogramë kanabis”, tha Basha.