Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe bashkëshortja e tij Emine Erdogan, përshëndetën e duartrokitën stafet mjekësore që janë angazhuar për të luftuar pandeminë e virusit COVID-19.
Erdogan postoi një video në profilin e tij zyrtar në Twitter me këtë gjest mbështetës, duke thënë”: “Në emrin tim, të familjes time dhe të gjithë njerëzve, unë dërgoj selame dhe, natyrisht, duartrokitje për heronjtë tanë, profesionistët tanë mjekësorë që punojnë shumë dhe bëjnë përpjekje të mëdha për të luftuar koronavirusin”, tha Erdogan.
Emine Erdogan gjithashtu ka bërë një tweet në këtë rast, duke falënderuar të gjithë mjekët dhe profesionistët e mjekësisë për punën e tyre të palodhur.
“Duartrokitje për mjekët dhe profesionistët e shëndetit” është një fushatë globale në rrjetet sociale që inkurajon qytetarët në vendet e prekura nga virusi që të dalin në ballkone dhe të duartrokasin mjekët, profesionistët e mjekësisë. Videot e ngjashme po qarkullojnë në rrjetet sociale nga Italia, Spanja, Gjermania, Franca dhe vendet e rajonit.
Koronavirüs ile mücadelemizin özverili ve fedakar kahramanlarına, her türlü zorluğa ve sıkıntıya göğüs geren tüm sağlık çalışanlarımıza şahsım, ailem ve Milletim adına selamlar, sevgiler ve elbette alkışlar… pic.twitter.com/qiMof7rjbm
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) March 20, 2020