Është mesi i natës dhe ju po flini.
Papritmas, ju zgjoheni, por nuk mund të lëvizni. Qepallat tuaja nuk hapen, dhe ju nuk mund të lëvizni krahët dhe këmbët. Nuk mund të lëvizni as gishtat.
Merrni frymë me vështirësi dhe ndjeni një peshë të rëndë mbi kraharor.
Ky tmerr zgjat për minuta, por ju duket sikur kalojnë orë.
Mund të duket si një skenë nga një libër horror, por është në të vërtetë një episod që mund t’u ndodhë shumë njerëzve në jetën reale.
Është koha për të mësuar më shumë për këtë fenomen.
Këto simptoma rrjedhin nga një fenomen i çuditshëm i quajtur “paralizë gjumi”.
Ndërkohë që faktorë të ndryshëm socialë dhe psikologjikë mund të ndikojnë në cilësinë e gjumit, një artikull i vitit 2011 kombinon 35 studime me gjithsej 36,000 pjesëmarrës ku autorët gjetën se 7.6% e popullsisë së përgjithshme përjetojnë paralizë gjumi, duke u rritur në 28.3% në grupet me rrezik më të lartë, si studentët që kanë një model gjumi të çrregullt dhe 31.9%. e njerëzve me çrregullime mendore, si ankthi dhe depresioni, përjetojnë episode të tilla.
Daniel Denis, doktorant në fushën e neuroshkencës njohës dhe studiues i Paralizës së Gjumit, shpjegon në tërësi situatën e plotë: “Kur jeni duke përjetuar paralizën e gjumit, vetë ju jeni të ndërgjegjshëm. Ideja është që mendja juaj është zgjuar, por trupi juaj nuk ju përgjigjet. Por, nëse truri është i zgjuar, pse nuk mund të lëvizë trupi?
E gjitha ka të bëjë me tre ose katër fazat e gjumit. Është e mundur të ëndërroni në të gjitha fazat e gjumit, por ëndrrat e përjetuara në fazën REM duket të jenë më të gjalla dhe reale. Truri është jashtëzakonisht aktiv gjatë gjumit REM por trupi jo. Edhe pse studiuesit nuk janë të sigurt për arsyen, shumë besojnë se trupi nuk vepron jashtë ëndrrës. Kjo quhet REM atonia. REM atonia vazhdon edhe pas zgjimit.
Kjo përvojë zgjat disa sekonda në një minutë, megjithatë, në raste të rralla, disa njerëz kanë nevojë për 10 deri në 15 minuta për të rifituar lëvizjet. Ka lloje të ndryshme të paralizës së gjumit, por vlen për t’u theksuar se nuk është një problem shëndetësor, por një lojë e truri shumë aktiv”.