Kryesore Do t’i paguajmë më shtrenjtë apo jo shërbimet te dentisti? Ja vendimi...

Do t’i paguajmë më shtrenjtë apo jo shërbimet te dentisti? Ja vendimi zyrtar

Çmimet e shërbimeve dentare nuk do të rriten.

Urdhri i Stomatologut ka vendosur sot të anuloje vendimin e tij për të dyfishuar çmimet për 13 shërbimet kryesore dentare.

Në vendimin e firmosur nga Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda  thuhet se vendimi i anulimit është votuar me 34 vota pro dhe asnjë kundër.

“Anulimi i vendimit të Asamblesë Kombëtar të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë, datë 14.12.2018 për miratimin e listës së çmimeve dysheme në shërbimet stomatologjike”, thuhet në vendim.

Tërheqja nga ana e stomatologëve erdhi pas presionit të madh publik, por edhe qëndrimit kundër të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Dyfishimin e çmimeve u kundërshtua dhe nga Arben Ahmetaj si ish-ministër Financash, i cili tashmë mbaron postin e kreut të Komisionit të Ekonomisë.