Extra Ju vjetrohen xhinset shpejt? Mënyrat e thjeshta se si t’i mbani më...

Ju vjetrohen xhinset shpejt? Mënyrat e thjeshta se si t’i mbani më gjatë si të reja

Cilat janë gabimet më të shpeshta që bëjmë me xhinset, të cilat shkatërrojnë ngjyrën dhe formën e tyre? A mund të na jetojnë pak më gjatë xhinset, nëse i mirëmbajmë ato?

Fusni gjithçka në xhep

Xhepat janë ideuar për të futur diçka të imët, për shembull facoleta apo para. Mirëpo, shumë njerëz i përdorin xhepat e xhinseve si zëvendësim për çanta prandaj në to fusin çdo gjë: celularë, çelësa, buzëkuq, cigare, çakmakë etj.

Larja shumë e shpeshtë

Sa më shpesh që t’i lani xhinset, aq më shumë do të zbehet ngjyra e tyre dhe materiali do të bëhet gjithnjë e më i hollë dhe do të grisen, posaçërisht në pjesët të cilat janë nën presion të caktuar: në gjunjë apo në pjesën e të pasmeve.

Këshillohet t’i lani njëherë në dy ose tri javë, natyrisht nëse nuk janë dukshëm të ndotura.

Temperatura shumë e lartë e larjes

Temperatura e lartë shkatërron strukturën e fijeve prandaj xhinset bëhen më të ndjeshme ndaj grisjes por edhe ndryshojnë formën. Për t’i ruajtur më gjatë, lajini me temperatura më të ulëta dhe në më pak centrifuga. Ideale do të ishte t’i lani me dorë.

Tharja në makinën tharëse

Tharja e xhinseve me makinën tharëse, apo edhe nxjerrja e tyre në diell të fortë, shkatërron strukturën dhe ngjyrën e xhinseve.

Fërkim agresiv i njollave

Ky është një gabim i madh, sepse në vendet e fërkimit, përveç njollës do të zhduket edhe ngjyra. Në vend të kësaj, hiqni njollat butësisht me një produkt të veçantë ose një përzierje të bërë në shtëpi.

I vendosni në një varëse rrobash

Nëse dëshironi të ruajnë formën e tyre, pasi t’i keni larë dhe tharë, palosni dhe vendosini në dollap. Shmangni vendosjen e tyre në varëse, sepse pesha e tyre e shoqëruar me gravitetin, do t’i zgjasë, duke ndryshuar kështu formën e tyre.