Kreu i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker është shprehur në një intervistë të fundit, pak ditë para samitit të Rumanisë se europianët nuk e duan më njëri-tjetrin.
“Ne nuk e duam njëri-tjetrin. Ne kemi humbur libidon tonë të përbashkët… Pesë apo gjashtë vjet pas Luftës së Dytë Botërore kishte një të tillë. Në ato kohë ishte më e lehtë për europianët të binin në dashuri me njëri-tjetrin sesa në vitin 1952”, është shprehur ai për gazetën gjermane “Handelsblat”.
Juncker ka mbrojtur punën e vet në krye të Komisionit duke deklaruar se gjatë mandatit të tij ishte përqendruar në gjërat e mëdha duke mos u marrë me vogëlsitë e jetës së qytetarëve dhe e ka konsideruar të çuditshme sesi askush nuk e ka vënë re këtë gjë.
Mandati i Juncker përfundon në muajin nëntor.