Delegacioni i deputetëve të Bundestagut që kryesohet nga Josip Juratović, si dhe anëtarë të tjerë mbajtën një konference për mediat ku ndër të tjera ju përgjigjën dhe interesit të gazetarëve lidhur me krizën politike në vendin tonë.
Josip Juratović deklaroi se bojkotimi i parlamenti është bojkotimi i demokracisë.
“Secili është i lirë të bëjë një protestë por, bojkotimi i parlamentit është bojkotim i demokracisë, i institucionit më të lartë të një shoqërie demokratike. Për mua parlamenti ka të njëjtën shenjtëri, për mua si besimtar i krishterë siç e ka dhe Kisha nuk është një sallë tregu apo pazari. Kam përshtypjen së është shndërrua në një sport të dashur për shqiptarët që në momentin që s’më pëlqen diçka po e bojkotoj.
Do të jenë zgjedhësit që do të vendosin se çfarë është bërë mirë dhe se çfarë është bërë keq. Mendoj se zgjedhësit në Shqipëri janë të mirinformuar lidhur me atë çfarë duan.
Jo të gjithë qytetarët në Europë janë entuziastë për një zgjerim të unionit, nga ana tjetër edhe në Shqipëri dhe në rajon nuk janë të gjithë entuziastë dhe ju referohem atyre që kanë një lloj ndrojtjet për kapitujt 23 dhe 24.
E thënë përmbledhtas me vendime të caktuara që mund të merren qoftë dhe në parlamenti sigurisht që secili mund të jetë dakord, dëshiron të ndryshojë sistemin zgjedhor të gjitha këto përpjekje janë legjitime për këto duhet të realizohen përmes parlamentit, punë me publikun, procesit të zgjedhjeve”.