Sport Juventus “nxehje” para Atleticos, mposht pa probleme Frosinonen

Juventus “nxehje” para Atleticos, mposht pa probleme Frosinonen

Juventusi ka bërë detyrën në sfidën e parë të javës së 214-t të kampionatit italian, pasi ka mposhtur me rezultatin 3-0 skuadrën modeste të Frosinones, në një sfidë të cilën bardhezinjtë e dominuan totalisht.

Paulo Dybala u rikthye titullar në këtë takim dhe gjeti golin që në minutën e 6’, duke shfrytëzuar mirë një pasim të Ronaldos për të dërguar topin në rrjetë.

Vetëm pak minuta më vonë ishte Bonucci që dyfishoi shifrat, ndërsa në pjesën e dytë la shenjën e tij edhe Cristiano Ronaldo, që vulosi suksesin e “zonjës së vjetër”.

Kaq mjaftoi që trajneri Allegri të fillojë të mendojë për ndeshjen me Atleticon e Madridit në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, pasi në 30 minutat e fundit uli në stol Ronaldon, Chiellinin dhe Khedirën.

Kjo fitore konfirmon edhe njëherë supremacinë e Juventusit, që pas 24 javësh kampionat, vijon të jetë i pathyer, pasi ka regjistruar 21 fitore dhe 3 barazime, duke kryesuar me meritë renditjen, me plot 66 pikë, 12 më tepër se Napoli i vendit të dytë.