Aktualitet Kallëzimi i opozitës për Arta Markun, Prokuroria vendos pushimin e çështjes

Kallëzimi i opozitës për Arta Markun, Prokuroria vendos pushimin e çështjes

Prokuroria ka vendosur të pushojë veprimet për kallëzimin e opozitës ndaj ish-prokurores së përgjithshme Arta Marku.

Vendimi do të shqyrtohet gjatë ditës nga Gjykata.

Në fund të janarit të këtij viti, opozita kallëzoi penalisht Markun, për shpërdorim detyre. Kallëzimi penal mbante firmën e krerëve të grupeve parlamentare të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili. Sipas opozitës, Arta Marku kishte kualifikuar Bujar Sheshin si kandidat për në KLP, pa pritur më parë përgjigjen e Autoritetit të hapjes së Dosjeve.

Në atë kohë, opozita kërkonte pezullimin nga detyra të Markut.