Bota Kamala Harris, kandidatja kryesore demokrate për zëvendëspresidente

Kamala Harris, kandidatja kryesore demokrate për zëvendëspresidente

Kamala Harris është në krye të kandidatëve për t’u bërë zëvendësja e Joe Biden, shkruan ”Politico”.

Sipas 20 demokratëve (këshilltarët, aleatët dhe donatorët të lidhur me ish-presidentin) senatorja kaliforniane do të ishte zgjidhja më e mirë.

Kolegia e saj Elizabeth Warren, e preferuara e krahut përparimtar, është gjithashtu në rritje.

Shanset e Harris dukej se ishin zbehur pas një debati me Biden për çështje arsimore.

Por, ky episod me Biden u tejkalua dhe ai hapi mundësinë që ta konsideronte senatoren si zëvendësen e tij pasi premtoi se do të zgjidhte një grua.