Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 17-vjeçar dhe është proceduar në gjendje të lirë një 21-vjeçar, pasi janë kapur me kartmonedha të falsifikuara.
Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi A. Ç., 17 vjeç, banues në Tiranë, si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi K. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë.
Të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë furnizuar mjetin me karburant në një pikë karburanti pranë “Zogut të Zi”, dyshohet se i kanë dhënë punonjësit të karburantit një kartëmonedhë të prerjes 50 euro të dyshuar të falsifikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale të “Falsifikimit të monedhave të kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.