Kryesore Zyrtari i DASH shkon në zyrën e kryeministrit Rama

Zyrtari i DASH shkon në zyrën e kryeministrit Rama

Zyrtari i DASH, David Kostelancik, po qëndron për një vizitë në vendin tonë për të diskutuar për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Rreth orë 17:00 Kostelancik iu drejtua zyrës së kryeministrit Edi Rama, për të përmbyllur takimet e sotme. Në qendër të diskutimeve është kriza politike në vend.

Më herët zyrtari i DASH zhvilloi një takim me kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi

Takimi i parë u zhvillua në selinë blu dhe zgjati për më shumë se një orë. Më pas Kostelancik iu drejtua selisë së LSI për tu takuar me Kryemadhin.

Në përfundim, Basha në një status në rrjetin social thotë se diskutimi me Kostelancik ishte konstruktiv dhe i përqendruar në dallimin e mosndëshkimit për politikanët.

Diskutim shumë i hapur dhe konstruktiv me David Kostelancik, Drejtorin e ri të Zyrës së Evropës Qendrore Jugore në @StateDept. Përqendruar në ndalimin e mosndëshkimit për politikanët dhe rikthimin e sundimit të ligjit; përfundimi i kapjes së shtetit dhe korrupsionit dhe forcimi i partneritetit strategjik të Shqipërisë me SH.B.A” shkruan Basha.