Zbulimi i çiftit të moshuarve me koronavirus ka vendosur në karantinë 2 institucione në qarkun e Korçës. Pas futjes në karantinë të 20 punonjësve të pikës së kalimit kufitar të Tushemishtit, ku punonte djali i të moshuarve, në karantinë janë futur dhe punonjësit e Kadastrës së Korçës.
53 punonjës të Kadastrës janë vetëizoluar në banesat e tyre, pasi nusja e çiftit të moshuarve me koronavirusi punonte në këtë institucion.
Deri tani asnjë nga punonjësit nuk ka shfaqur simptoma të virusit, ndërkohë që situata vijon të mbahet në kontroll nga autoritetet.