Para ndeshjes Barcelona-Juventus, trajneri Luis Enrique deklaronte se në skuadër kishte peshkaqe të uritur dhe do të shënonin 5 gola në ndeshjen e kthimit. Por katalanasit nuk arritën të shënonin qoftë dhe një gol në të dyja ndeshjet.
Messi, Suarez dhe Neymar, të quajtur ndryshe MSN, kanë humbur raste të shumta. Mbrojtja juventine ka qenë thuajse perfekte.
Pikërisht me këto personazhe është marrë edhe “Goal.com”, që i ka paraqitur në një karikaturë tre yjet e Barcelonës si peshkaqenë të varur nga mbrojtësit e Juventus, Chiellini dhe Bonuci, ndërsa portieri Buffon u bën foto për “gjahun” e tyre.
Një karikaturë shumë domethënëse që ironizon dështimin e Barcelonës përballë Juventus.