Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen është shprehur se KE ka vendosur të dhurojë 15 milionë euro për Shqipërinë, për të ndihmuar në rindërtimin e mijëra ndërtesave të shembura.
Përmes një konference për shtyp nga KE është shprehur se BE është i solidarizuar me situatën jo vetëm me fjalë por edhe me akte.
“Pata një telefonatë me kryeministrin Rama të enjten. Bashkimi Europian është krejtësisht i solidarizuar me situatën jo vetëm me fjalë, por edhe me akte. Ne do të japim 15 milionë euro nga fondi i politikës së fqinjësisë dhe kemi vendosur që do organizojmë një konferencë donatorësh për Shqipërinë”, tha Ursula Von der Leyen.
Ndërkohë pritet që të enjten komisioneri i ri Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic, të vizitojë Tiranën për të folur rreth planeve të rindërtimit.